AAK: Në Kosovë nuk ka qeverisje

0

Këshilli i Departamenteve i AAK-së vlerësoi sot se mungesa e qeverisjes në Kosovë po shkakton vazhdimësinë e gjendjes së keqe në vend. Nën kryesimin e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Këshilli i Departamenteve theksoi mungesën e politikave zhvillimore në secilin sektor të Qeverisë së Kosovës, duke u përqendruar në vazhdimin e improvizimeve qeverisëse.

 

Sipas Këshillit të Departamenteve të AAK-së:
• Qeveria po improvizon në çështjet që lidhen me plotësimin e Kontratës Kolektive, duke bërë të pasaktë përmbushjen e Kontratës sa i përket 0.5 përqindëshit në paga;
• Mungesa e sigurisë juridike po vazhdon të ndikojë negativisht në ekonominë e Kosovës, derisa kualiteti i drejtësisë është domosdoshmëri për fillimin e zhvillimeve pozitive në vend;
• Qeveria nuk ka kurrfarë politikash institucionale për luftimin e dukurive negative të ndërlidhura me aferat korruptive dhe llojet e ndryshme të krimit;
• Sistemi shëndetësor është vazhdimësi e gjendjes së keqe, duke mos dhënë asnjë element dëshmie për ndryshimin e kësaj gjendeje;
• Politikat bujqësore janë qartësisht jo-produktive dhe subvencionet duhet të orientohen kah produktiviteti;
• Gjendja në arsimin në Kosovë është një prej pikave më të dobëta të qeverisjes
• Politikat qeveritare në raport me mërgatën e Kosovës janë vazhdimësi e projekteve të dështuara të qeverisë së kaluar;
• Nuk vërehet asnjë masë efektive qeveritare për zhvillimin ekonomik, përkundrazi politikat qeveritare vazhdojnë të jenë në shpenzimet buxhetore;
• Gjendja në sektorin e energjetikës ka mbetur e njëjtë sikurse ajo në vitin 2007, duke mos u zhvilluar asnjë hap më tutje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here