AAK në Ditën e Kushtetutës bënë thirrje që të respektohet ajo

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke i uruar qytetarët e vendit e ka konsideruar këtë ditë një prej momenteve më të veçanta në historinë më të re të Kosovës.
“Departamenti për Drejtësi i AAK-së vlerëson se në 7-vjetorin e saj, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të duhej të shënohej si ditë e përfilljes së plotë të saj. Ky department 7-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës e vlerëson, në radhë të parë, si moment reflektimi dhe mobilizimi të strukturave qeveritare për zbatimin e ligjit të aplikueshëm në Kosovë, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur.” është theksuar në një kumtesë të AAK-së
“Departamenti për Drejtësi i AAK-së është i përcaktuar për Kushtetutën dhe aktet ligjore të miratuara konform saj, që të vëhen në funksion të kushtetutshmërisë dhe legalitetit të plotë në vend, por jo pak raste, në vend të përfilljes kushtetuta është shpërfillur e në vend të zbatimit, ajo është shkelur, kurse në veri të vendit ajo nuk është shtrirë e as nuk është implementuar fare”, ka konstatuar AAK.
“Me këtë papërgjegjësi të qeverisë dhe institucioneve të vendit, duke u shkelë Kushtetuta, është shkelë shteti, duke u injoruar e manipuluar Kushtetuta, është kapur shtetit, e duke u mohuar Kushtetuta, është mohuar Republika, është mohuar Pavarësia. Departamenti për Drejtësi i AAK-së, fton në respektimin e shtetit dhe në respektimin e Kushtetutës dhe kujton që Kosovën shtet të së drejtës mund ta bëjmë, përfundimisht, vetëm e vetëm duke e respektuar Kushtetutën dhe aktet ligjore të saj”, është përmbyllur kumtesa e AAK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here