AAK: Miliona euro po shpenzohen koti për luksin e qeveritarëve

0

Deputeti Bali Muharremaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Buxhet e Financa, Haki Shatri, kanë mbajtur sot konferencë për media lidhur me mënyren e shpenzimit dhe abuzimit të parasë publike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tyre paratë e buxhetit të Kosovës “po vazhdojnë të shpenzohen pamëshirshëm dhe pa kriter nga qeveria aktuale”.
Me ndërrimin e qeverisë/kryeministrit dhe disa ministrave, sipas AAK-së nuk ka ndërruar asgjë në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike.
Për mbajtjen e “aparatit gjigant qeveritar” zyrtarët e AAK-së thanë se në vitin 2014 janë shpenzuar hiq më pak se 183 milionë euro, ndërkohë që për këtë vit janë paraparë, mbi 218 milionë euro për mallra e shpenzime, që AAK vlerëson se tejkalon nivelet e shpenzimeve krahasuar me qeveritë e rajonit në këtë rrafsh.
“Ndërrimi i telefonave, kompjuterëve dhe teknologjisë, që shumë pak ose fare nuk shfrytëzohet nga ata, bashk me udhëtimet ‘zyrtare’ të shpeshta, të panevojshme dhe me tepër salltanet, janë dukuri që janë bërë modë e kësaj qeverie dhe mënyrë e paraqitjes së ‘zotësisë’ së ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës”, kanë vënë në pah zyrtarët e AAK-së.
Ata kanë vlerësuar më tej se nga luftimi i korrupsionit, evazionit fiskal dhe informalitetit, do te mund të vileshin fillimisht 200 milion euro në vit, pa i rritë normat e tatimeve. Me këtë rritje të njëjtit kanë tërhequr vërejtjen se “do të mund t’i rrisnim të ardhurat personale, ashtu siç iu është premtuar njerëzve gjatë fushatës”.
“Edhe dokumentet e qeverisë për periudhën deri në vitin 2018, nuk sigurojnë ndonjë parametër, i cili qytetarëve iu jep shpresë për ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim”, kanë përmbyllur zyrtarët e AAK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here