AAK mbanë Kuvendin, Luma thotë se duhet ta reformojmë veten për ta reformuar vendin

0

Të dielën (më 1 mars), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban Kuvendin Punues, në të cilin do të diskutohen dhe votohen ndryshimet statutare, si një hap tjetër drejt shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme në kuadër të partisë. Zëdhënësi i subjektit, Ernest Luma, ka thënë se duhet ta reformojë partinë për ta reformuar vendin. “Full-extra, n’tripa aleancistë. Nesër, e diel, Kuvendi i Dytë i Punës i Aleancës. I nënti në total, përfshirë shtatë kuvendet tjera zgjedhore.Një tjetër rinisje, në po të njëjtin drejtim. Me vlime e zhvillime brenda. Ta reformojme vetveten, qe ta reformojme vendin! E nisim me ndryshimet statutare, dhe me hapjen per kuadra e eksperte te rinj. Aleanca, nje mundesi e madhe per te gjithe ata qe duan te punojne per vendin e kombin! Aleanca eshte vec nje. Te tjerat jane imitim”, ka shkruar ai. “Kesaj pranvere, plot 15 vjet – sfida, pune, renie e ngritje, mosndalje drejt rrumbullakesimit te vizionit per vendin dhe shoqerine tone!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here