AAK: Kundër bisedimeve në KS të OKB-së për Ushtrinë e Kosovës, pro shtrirjes së saj në gjithë territorin

0

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK –së, ka reaguar sot “ashpër” ndaj dy deklaratave të dy zyrtarëve të lartë shtetëror, të Kosovës dhe të Serbisë. “Idetë e ministrit të Brendshëm të Serbisë Daçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Mustafa, lidhur me të ardhmen e FSK–së, janë të papranueshme”, është theksuar në reagimin e këtij departamenti.
“Nga Serbia vijnë zëra se për çështjen e FAK-ut duhet të diskutohet ne Këshillin e Sigurimit, me qëllim të pengimit dhe zvarritjes së këtij procesi, ndërsa kryeministri ynë pret 2/3 e votave per ta amandamentuar ligjin dhe ndryshimet kushtetuese dhe mosshtrirjen – pamundësinë që FAK-u të operojë edhe në veri të Kosovës”, është tërhequr vëmendja aty.
Shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës sipas AAK-së “ka qenë dashtë të bëhet në muajin e parë qeverisës dhe jo të krijohet vakuum kohor dhe t’iu krijohet hapsirë si brenda ashtu edhe jashtë, serbëve lokalë dhe Serbisë fqinje, që të shfaqë ide në dëm të së ardhmes së FSK-së”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here