AAK: Kosova me infrastrukturë të dobët ligjore dhe me ligje plotë defekte

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka hedhur sot akuza të shumta kah institucionet rreth infrastrukturës ligjore duke i akuzuar ato se kanë krijuar një bazë shumë të dobët, me ligje kontradiktore e me plotë defekte. Gjithashtu AAK ka tërhequr vërejtjen edhe për mungesë ligjesh bazike siq është Ligji për Qeverinë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë adresimin e AAK-së rreth kësaj problematike:

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon ndertimin dhe funksionalizimin e Kosovës – shtet të së drejtës.
Për arritjen e objektivit në fjalë, kërkohet krijimi i insfrastrukturës ligjore konsistente e koherente me legjislacionin e Bashkimit Evropian, gjithnjë të përshtatur me rrethanat shoqërore–politike, kulturore, arsimore, tradicionale e historike të vendit tonë, Kosovës.
Rrjedhimisht, infrastruktura ligjore e tillë, në saje të institucioneve publike, të formuara konform me ligjin e aplikuar dhe të vullnetit dhe devocionit politik, do të implementohet me konsekuencë.
Aktualisht, në vendin tonë, rendi juridik, gjithnjë, nuk është i kompletuar sa dhe si kërkohet, e jo pak akte ligjore përmbajnë defekte onomoteknike, për ç’shkak, në Kuvend janë mbi 66 të tilla për modifikime, ani pse janë miratuar brenda këtyre viteve, në një anë, dhe një numër i konsiderueshëm i akteve ligjore nuk është miratuar.
Qeveria e Kosovës, gjithnjë, organizohet sipas nevojave partizane partiake dhe proporcionalisht me numrin e banorëve dhe sipërfaqen e vendit është kabineti qeveritar më kuantitativ (më i ngarkuar) në Evropë.
Gjendja e tillë, ndër të tjera, është rrjedhojë e asaj se për Qeverinë e Kosovës akoma nuk ka ligj, pra ajo është e organizuar pa baza ligjore dhe, si e tillë, funksionon. Ndaj, ndër shumë akte ligjore të tjera kërkohet edhe Ligji për Qeverinë e Kosovës, konform të cilit do të formohej kabinet qeveritar ligjor, gjithsesi shumë më racioanl dhe për aq më efikas dhe shumë më pak i kushtueshëm për vendin.
Aktet ligjore aktuale, vlerësohen të dobëta përkah stili juridik, përmbajtja, trajtimi i temave, në një anë, dhe përmbajnë kontradikta interne (përbrenda tyre) si dhe eksterne (ndermjet disa akteve ligjore, e, si të tilla, kanë vakuume juridike, në anën tjetër.
Rrjedhimisht, edhe funksionaliteti i dobët i sistemit të drejtësisë dhe i administratës publike, në masë të konsiderueshme janë pasojë e infrastrukurës së tillë ligjore.
Aktualisht, në vend të rregullimit të plotë juridik të fushave shoqërore të caktuara me akte ligjore uniforme – me Kodin Civil apo Kodin Administrativ, të njëjtat normohen pjesërisht me akte ligjore të ndryshme dhe, pashmangshëm, me kundërthënie, madje, edhe me vakuume juridike – aq problematike për interpretime dhe implementime praktike.
Me aktet e tilla ligjore është krijuar konfuzion, referuar mjeteve juridike dhe procedurave administrative, civile e penale, ashtu që në vend të afirmimit të dyshkallësisë, herë është instaluar njëshkallësia e herë-herë edhe pesëshkallësia, gjë që seriozisht e vështirëson aplikimin efikas të ligjit, si dhe cenon të drejtat themelore të qytetarëve.
Në këto ditë është në procedurë legjilative Projekt-ligji për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, sipas të cilit:
-Në vend se në procedurë civile, çështjet pronësore do të trajtoheshin në procedurë administrative;
-Në vend të sigurimit të parimit të dyshkallësisë në procedurën administrative, është caktuar vetëm një shkallë, e së andejmi, me ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila nuk është organ administrativ i shkallës së dytë dhe nuk vendosë sipas ankesave, por konform me Ligjin për Konflikte Administrative, gjykon sipas aktpadive, të cilat ngriten tek pas përfundimit të shkallës së dytë; si dhe
-Ky akt ligjor do të aplikohej, nëse me akt nënligjor, të miratuar në zabtimin e tij nuk është përcaktuar ndryshe, pra me atë dokument juridik, ekzekutivit i janë dhënë autorizime mbi legjislativin, gjë që është situatë bizare në judikaturë.”
Departamenti për Drejtësi i AAK-së
Prof. Dr. Riza Smaka, kryesues

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here