AAK kërkon qasje ndryshe ndaj kategorive sociale

0

PRISHTINË, 7 SHKURT – Këshilli Drejtues i Aleancës së Gruas së Kosovës(AGK), ka tërhequr vëmendjen sot se kategoritë sociale të popullatës së vendit “janë shtresa më e rrezikuar e shoqërisë sonë”. “Përveç se asistencat sociale nuk janë rritur që nga viti 2011, në anën tjetër ka patur rritje enorme të çmimeve të energjisë elektrike, ushqimit dhe kostos së gjithëmbarshme të jetës në vend”, ka vequar ky forum që vepron në kuadër të AAK-së. Sipas AGK-së për dy muajtë e fundit u hoqën mbi 3 mijë familje të Kosovës nga skema sociale. “Kurse, përgjigjja dhënë këtyre njerëzve, ka qenë banale: ‘Ju nuk figuroni në sistemin kompjuterik”, ka tërhequr vërejtjen AGK. Ky forum në emër të AAK-së i ka bërë thirrje qeverisë që t’i rikthejë këto familje në asistencën sociale. Njëkohësisht ka bërë ftesë që me rishikim të buxhetit, qeveria të alokojë mjete shtesë, që të rritet vlera e shumës sociale që ata marrin. AGK ka bërë me dije se Grupi Parlamentar i AAK-së ka filluar përgatitjet për plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat sociale, që të rritet limiti i moshës së fëmijëve mbi 5 vjeç. Nga AGK i është tërhequr vërejtja Qeverisë së Kosovës se po bënë padrejtësi edhe ndaj fëmijëve me sindromin down të cilët hiqen nga skema sociale në momentin që ata e arrijnë moshën 18 vjeç. Njëkohësisht është kërkuar që edhe të sëmurët kronikë të mos hiqen nga skemat sociale, që procedurat e paraqitjes në çdo gjashtë muaj të atyre që marrin asistencë sociale të lehtësohen me paraqitje një herë në vit në institucionet përkatëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here