AAK-ja me referate e analiza kundër deklarimit të Blerand Stavilecit

0

Haki Shatri këshilltar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë sot në një konferencë për media se në bazë të analizave faktori njeri në Kosovë konsiderohet i favorshëm dhe krahas pasurive minerare, energjetike dhe bujqësisë me prioritete krahasuese. Ai ka theksuar se prononcimi i ministrit Blerand Stavileci rreth kufizimit të numrit të lindjeve “ishte joprofessional, joetik dhe ofendues”. Shatri ka tërhequr vëmendjen se nataliteti ne Kosovë ka rënë nga 24 promilë sa ishte në vitet 90-të në 12 promil më 2013. Ai ka përmendur projeksionet e Agjensisë së Statistikave të Kosovës për lëvizjet demografike deri në vitin 2061 sipas të cilave numri i banorëve të Kosovës asnjëherë nuk do të kalojë shifrën prej 2 milion banorëve. Grupmosha e punës së popullsisë 15 deri 64 vjeq në këtë periudhë do të pësojë renje të konsiderueshme si pasojë e mplakjes së popullsisë. “Si përfundim,numri i banorëve dhe shkalla aktuale e zhvillimit demografik nuk paraqesin pengesë të zhvillimit të vendit. Por nese vazhdon ky trend i largimit nga vendi i grupmoshës së punes nga vendi së shpejti Kosova do te ketë problem mungesën e kontigjentit të punës dhe shtimin e kategorisë së mbajtur”, ka theksuar Shatri duke e krahasuar deklarimin e ministrit Stavileci “në përputhje më idetë e Maltusit”. “Por meqenëse tani nuk ka më Maltuzianë ky mund të konsiderohet mbeturinë e Maltuzianizmit”, ka ironizuar ai duke prezentuar një mal analizash demografike të vjelura nëpër statistika të ndryshme. Në anën tjetër Donika Kadaj Bujupi kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së ia ka vënë përballë deklarimeve të Blerand Stavilecit premtimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi më 20 prill 2014, kur kishte premtuar nga 300 euro për çdo femijë të posalindur. Pal Lekaj, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, ka tërhequr vërejtjen se “fakti se qeveritarët nuk po e prezentojnë programin qeverisës tregon se ndoshta e kanë paraparë edhe planifikimin familijarë në atë program dhe me politika administrative po tentojnë të pengojnë rritjen e natalitetit të qytetarëve të Kosovës’’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here