AAK-ja fajëson pushtetin komunal të Klinës

0

Klina i ka gjashtë lumenj dhe vazhdon të mbetet pa ujë e, në anën tjetër, qeveria, si ajo lokale dhe ajo qendrore, i kanë dështuar miliona euro, u tha si shqetësim kryesor në fillim të takimit.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar aktivitetin e sotëm me vizitën në Klinë, ku është pritur nga strukturat e Deges së Aleancës, kryetari i Degës, Prof. Dr. Zenun Elezi, dhe asambleistët e Aleancës në Klinë.

Klina i ka gjashtë lumenj dhe vazhdon të mbetet pa ujë e, në anën tjetër, qeveria, si ajo lokale dhe ajo qendrore, i kanë dështuar miliona euro, u tha si shqetësim kryesor në fillim të takimit.

“Kjo qeveri, përkundër premtimeve të mëdha, nuk ka bërë asgjë në zbutjen e papunësisë. Edhe nësë ka ndonjë të punësuar, kjo po ndodhë vetëm në vijat e ngjyrave politike, dhe në ato pak hapësira në sektorin publik. Po punësohen militantë të klaneve në pushtet, e po lihen jashtë ekspertë e asete të mëdha intelektualësh e kompetentësh të fushave të ndryshme, vetëm e vetëm pse nuk iu takojnë jo partive, por edhe më ngushtë, vijave politike e mafioze të klaneve në pushtet”, ka thënë kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

“Nëse çështja e qëndrueshmërisë së Kosovës, punësimit të njerëzve, do të merrej seriozisht nga kjo Qeveri, do të kishte ndryshime drastike në të vepruarit e saj në të gjitha fushat e jetës”, ka shtuar ajo.

Sipas znj. Kadaj-Bujupi, koalicioni i sotëm nuk ka ndryshuar zakonet në shperndarje të buxhetit të vendit, në stimulimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, përveç kësaj, dhe për më keq, bëhet fjalë për mosndryshim të ndërgjegjes qeverisëse, kurse në fushën e zhvillimit ekonomik duhet futur forma të reja të të bërit ekonomi, që do të merrnin parasysh faktorin natyre dhe faktorin njëri, të cilat Kosova i ka të bollshme.

Në fushën sociale në Kosovë me të drejtë kanë lindur kërkesa krejtësisht të reja në lidhje me parimin dhe praktikën e drejtësisë në shpërndarjen e buxhetit i cili tubohët nga taksat e qytetarëve të këtij vendi.

Sistemit politik ekzistues po i mungon formulimi i objektivave për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit, kjo qeveri nuk ka program as për një sukses afatshkurtër, kanë dhënë premtime zgjedhjesh, me qëllim të vetëm marrjen e pushtetit, pa orientim për rritje të vazhdueshme të nivelit të mirëqenies, është shprehur shefja e deputetëve të Aleancës, e cila i ka ftuar qytetarët e Klinës që të jenë pjesë e pandarë e këtij dialogu në rishikimin e buxhetit të këtij viti, si dhe ka premtuar që deputetët e AAK-së do të jenë zëri i tyre dhe i shqetësimeve të tyre në parlament.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here