AAK-ja e nisë në Kijevë pajisjen e bibliotekave, “për edukimin e nxënsëve”

0

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Jahja Lluka, e ka dorëzuar sot një komplet librash të tij dhe tituj të tjerë, si donacion i Aleancës, në mbështetje të themelimit të bibiliotekës “Besart Gashi”, në Kijevë te Malishevës, ka bërë me dije Departamenti për Marrëdhënje me Publikun i AAK-së. Ai i ka premtuar kësaj biblioteke edhe ndarjen e një kopmjuteri si donacion tjetër që brenda javës do t’i dorëzohet.
Lluka ka thënë se ky është fillimi i një nisme të Aleancës për të mbështetur edhe shkolla e biblioteka të tjera në mbarë vendin, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për edukimin e gjeneratave të nxënësve.
Iniciativa për hapjen e biblotekës “Besart Gashi” është ndërmarrë më qellim që të përkujtohët nxënësi i Shkollës së Mesme “Lasgush Poradeci”, Besart Gashi, në Kijevë të Malishevës, i cili ka vdekur para pak muajësh nga leukemia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here