AAK-ja e mbështetë protestën e organizuar nga Vetvendosja

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) përmes një komunikate për media ka njoftuar sot se e mbështetë protestën e nesërme dhe i ka ftuar qytetarët “që t’i bashkohen protestës së nesërme gjithëpopullore, në Prishtinë, me fillim në orën 12:00”. “Aleanca e sheh me shqetësim të thellë gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Tanimë është evidente se pushteti i instaluar nuk e ka për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, por akomodimin e aparatqikëve partiakë dhe zaptimin e mëtutjeshëm të shtetit”, është shprehur AAK në komunikatë. “Ky pushtet i fyen qytetarët e vet pa pikë respekti dhe në vend se të merret me ndryshimin e disponimit të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre provon në mënyrë të padinjitetshme ta relativizojë secilin problem”, ka konstatuar AAK. “Aleanca beson se në demokraci qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kur pushteti fillon t’i cenojë interesat e tyre. Shteti është i qytetarëve e jo i pushtetit dhe për këto arsye Aleanca i mbështet dhe do t’iu bashkohet protestave gjithpopullore, ashtu si në protestën paraprake, edhe në protestën e nesërme”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here