AAK i përgjigjet vrazhdë Blerim Latifit

0

AAK-ja ka lëshuar sot një reagim të vrazhdë dhe të përgjithësuar ndaj një prononcimi të Blerim Latifit për media. “Këshilltarët e nëntokës politike të pasluftës, hajnat e vjedhjes industriale (të njohur ndërkombëtarisht), hajnat e dhomës së dëshmive, blerësit mafiozë të deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese, shesin moral dhe tentojnë që, me linçime publike politike, të detyrojnë opozitën të përkrahë maskarallëqet që vetë i krijuan”, është theksuar në reagimin e AAK-së.
“Ju, milionerët e PDK-së, krijuar nga vjedhja permanente e buxhetit të shtetit, gëzojeni edhe ndonjë ditë maskarallëkun tuaj filozofik. Vlerat perëndimore dhe NATO-n i keni shndërruar në mburojë të karakterit tuaj të horrit”, është përmbyllur reagimi i AAK-së .
Blerim Latifi është këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai sot përmes një prononcimi për një medium kosovar duke e komentuar mosprezencën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK’së në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka hedhur akuza të ashpra, poashtu të përgjithësuara ndaj këtyre dy subjekteve.
“Është hipokrizi kur milionerët e AAK-së flasin për bukën e gojës të qytetarëve të varfër, ndërsa liderët e Vetëvendosjes vuajnë nga dëshira obsesive e majtizimit ekstremist për ti thënë jo NATO-s dhe SHBA-ve, sepse 12 qershori është datë e lidhur pandashëm me NATO-n dhe SHBA-të” ka thënë Latifi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here