AAK e dënon “dhunën reciproke” të së martës në Prishtinë

0

PRISHTINË, 28 JANAR – Në një mbledhje të mbajtur sot kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është distancuar dhe e ka dënuar “dhunën reciproke e cila është ushtruar në rrugët e kryeqytetit një ditë më parë” dhe njëkohësisht e ka ftuar Qeverinë që “të reflektojë ndaj kërkesave dhe mos të tentojë të zhdukë problemet e qytetarëve dhe të vendit përmes përdorimit të aparatit policor”. “Kosova ka përvojë tepër të gjatë dhe të hidhur me situatat kur problemet provohen të zgjidhen me polici”, ka tërhequr vërejtjen AAK duke shfaqur besimin se “protestat qytetare për veprime apo mosveprime të caktuara të Qeverisë nuk kanë për qëllim dëmtimin e shtetit, por fuqizimin e tij…”. “Qeveria e Kosovës e bartë përgjegjësinë e plotë, si për veprim, ashtu edhe për mosveprim”, është shprehur AAK në një komunikatë ku ka bërë me dije se do të vazhdojë me mbështjetjen “e protestave gjithëpopullore deri në realizimin e kërkesave legjitime dhe të drejta”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here