AAK e brengosur me shtimin e vrasjeve në Kosovë

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e shqetësuar me shpeshtimin e vrasjeve në Kosovë.

Departamenti për Sundimin e Ligjit në AAK vlerëson se rikthimi i maskave dhe rritja e vrasjeve në Kosovë është tregues i rritjes së pasigurisë së qytetarëve në vend, thotë kumtesa nga kjo parti.

Ky është edhe një tregues i mosfunksionimit të shtetit ligjor, mungesës së efektivitetit institucional dhe të pranisë së madhe të armëve ilegale.

Qeveria e Kosovës duhet të veprojë menjëherë dhe fuqishëm.

Përgjegjësia finale për sigurinë e shtetasve të vet bie mbi Qeverinë dhe politikat e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here