AAK e befasuar me arrestimin e Muhamet Kelmendit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e befasuar me ndalimin e anëtarit të kryesisë së partisë dhe profesorit të nderuar Muhamet Kelmendi, nga policia e Kosovës, sot në Mitrovicë, ka thënë ky subjekt përmes një komunikate të mërkurën.

“Profesor Muhamet Kelmendi u ndalua befas, me pretekst krejt të pakuptimtë për veprimtarinë e tij, derisa po udhëtonte në Boletin, në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit të Kombit Isa Boletini.

AAK konsideron se profesori i respektuar, Muhamet Kelmendi, ansjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të përfshihej në vepra, me pretekstin e të cilave është ndaluar sot nga Policia e Kosovës.

Profesor Muhamet Kelmendi është anëtar shumëvjeçar i Aleancës, veprimtar i hershëm në të gjitha proceset për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kurse pas çlirimit ishte deputet dhe pjesëmarrës i hartimit të shumë akteve ligjore e kushtetuese në shtetndërtimin e vendit”, ka shkruar ky subjekt.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here