AAK: “Blerim Kuçi është patriot, ne mburremi me të”

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur sot shqetësimin e saj “për insinuatat anakronike, të dëmshme dhe plotësisht të pavërteta për një personalitet kombëtar, siç është Blerim Kuçi”. “Aleanca vlerëson se nxitja e debateve të tilla, e sponzorizuar nga njerëz që duan t’i largojnë mëkatet nga vetja, është fyese dhe e dëmshme. Aleanca është e befasuar se si mund të ndodh në vazhdimësi që, njerëzit që dikur i kanë shërbyer vendit, ta fusin veten në situata të tilla”, është theksuar në kumtesën e AAK-së. “Aleanca i rikujton gjithë opinionit publik, se familja Kuçi me gjenerata i ka shërbyer vendit dhe kombit dhe njëjtë ka vepruar edhe Blerim Kuçi, si një patriot dhe luftëtar i lirisë. Aleanca mburret që në radhët e veta ka një njeri të tillë”, është përmbyllur kumtesa. Reagimi i AAK-së ka ardhur pasi ditëve të fundit në opinion janë përfolur deklarimet e ish kryetarit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna se ai e ka dënuar Kuçin me pushkatim gjatë luftës për dezertim nga lufta. Vet Kuçi pas një heshtjeje të gjatë dje në “Klan kosova” adresimet e Dobrunës i ka quajtur të patolerueshme dhe e ka quajtur atë “lopë plakë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here