AAK apo Rrustem Berisha thonë se ai nuk ndërron taborr

0

PRISHTINË, 14 SHKURT – Nga emaili zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, sot është shpërndarë një kumtesë për media ku është spikatur se Rrustem Berisha ka reaguar ndaj siq është thënë “spekulimeve të sotme të disa portaleve vendore”. “Deputeti Rrustem Berisha: Jam në AAK dhe do të jem gjithmonë në AAK”, ka qenë titulli i kumtesës në veten e parë. “Z. Berisha nuk do të kalojë askund dhe, në asnjë taborr tjetër, por ai karrierën e tij politike do ta vazhdojë, gjithmonë, aty ku edhe e ka filluar, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, është theksuar më pas në vetën e dytë duke ngritur dilema nëse ka folur partia apo vet Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here