AAB nderon me “Doctor Honoris Causa” ambasadorin Robert Bosch

0

Kolegji AAB ka vendosur ta nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa”, për merita të veçanta në diplomacinë proaktive në Ballkan, Dekanin e Trupit Diplomatik në Kosovë, ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimit sipas një njoftimi nga AAB do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, dhe të institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, të ambasadorëve të akredituar në Kosovë, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.

Ceremonia do të mbahet nesër, në ora 14:00, në Kolegjin AAB – Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here