A u tradhtua heroi Bekim Berisha-Abeja?

0

Në faqen “Veteranët e UÇK-së” në internet është publikuar kjo fotografi e heroit Bekim Berisha-Abeja.

“Bekim Berisha- ABEJA, Lavdi Trimit”, janë fjalët me të cilat është përshkruar fotografia.

Komentet kanë qenë të shumta.

“Hero, legjendë, strateg”, janë epitetet që i jepen heroit nga komentuesit.

Por ka patur edhe komente ku flitet për tradhëti ndaj heroit.

“Trima si ti kishte pak, po erdhe në lojën e shtrigave, të tradhëtuan, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar njëri nga komentuesit pa shpjeguar më shumë.

Ata që e kanë patur fatin ta njohin ose të jenë bashkluftëtar të tij, shprehin krenarinë për këta.

“Jam krenar që pata fatin të jem në luftime me të deri në momentin e fundit të jetës. Lavdi trimit të Kosovës”, ka theksuar një komentues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here