A u helmua Blerta Deliu-Kodra apo aktroi?Ja raporti mjekësorë (dokument)

0

U desht ndihma e mjeksisë urgjente për ta stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, pas helmimit me gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.

Por jo të gjithë i besuan deputetes Blerta Deliu – Kodra se ajo vërtet ishte në atë gjendje, raporton Magazina.al. Madje koleget e saj nga opozita, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu thanë se Blerta aktroi.

Por, Abdyl Pacolli, drejtori i Qendres së Mjekësisë Urgjente ku Deliu kërkoi ndihmë mjekore, ka sqaruar në mënyrë profesionale për gjendjen e deputetes së PDK-së, ditën kur ajo kishte nevojë për mjek.

Në një bisedë për Magazina.al, Pacolli tha se me të shkuar në Kuvend, ekipet mjeksore konstatuen gjendjen e rëndë shëndetësore të Flora Brovinës dhe Blera Deliut. “Në pranim Blerta ka pasur vështirësi në frymëmarrje, tentim vjellje dhe plogështi të shkaktuar nga një substancë, që unë ende nuk e s’e di cfare ka qenë ai”, tha Pacolli për Magazina.al.

Po ashtu niveli i oksigjenit SpO2, sic tha doktori, ka qenë i ultë në 80 për qind, me crast është dashur t’i ipet oksigjeno-terapi. Deputetja Deliu, sipas doktorit ka pas probleme edhe me tensionin e ulët. Për shkak të gjendjes, pas helimit me gaz, Deliu ka marrë infusion dhe ineksion, sic shihet edhe në raportin e mjekut.

Se a aktroi apo joDeliu, pos deklaratave të doktorit, shihet edhe në këtë raport që tregon për gjendjen e saj dhe diagonzën e shënuar pas helmimit nga gazi lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.Magazina.al

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here