“A Perfect Day”, historia e Ballkanit lansohet në gusht

0

Ngjarja zhvillohet në vitin 1995 ndërsa në të luan edhe aktorja franceze Melanie Thierry. Filmi ka pasur premierën e tij në Festivalin e Kanës.

Me datë 28 gusht do të lansohet filmi “A Perfect Day”, drama e bazuar mbi luftërat në Ballkan, me regji të Fernando Leon de Aranoa.
Bazuar në një novelë spanjolle, filmi sjellë tetë punëtorë që dërgohen në Ballkan për të ndihmuar krizën e pasluftës në një fshtat ku nuk mbizotëron rendi. Secili ka sfidat e veta për të arrirë një rend të tillë.

Benicio Del Toro është aktori kryesor, mbikëqyrësi i tetë personave.

“Ideja është që nuk kam dashur të kapem me luftat sa me këta tetë personazhe që dërgohen për të vënë rend. Ata duhet ti japin një qetësi vendet dhe të sjellin një “common sense” brenda fshatit. Ka shumë humor në film, sepse personazhet e kuptojnë se në kohërt e tilla duhet përdorur shumë humor që të mbijetohet” tregon regjisori.

Ngjarja zhvillohet në vitin 1995 ndërsa në të luan edhe aktorja franceze Melanie Thierry. Filmi ka pasur premierën e tij në Festivalin e Kanës. / KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here