A mund të marr vesh dikush diqka nga ky lajm?

0

“Raport shtesë:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Sllatinë e madhe, Fushë Kosovë, 27.02.2015-14:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, të cilët në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar (në arrati) më datën e lart cekur në depon e viktimës mashkull K-Shqiptar kanë kryer veprën vjedhjes së rëndë-veglave të ndryshme në vlerë të konsiderueshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

Lajmi i postuar më lartë i futur në thonjëza është lëshuar sot nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës-Prishtinë. Kjo zyrë por edhe zyrat rajonale të Policisë së Kosovës në vazhdimësi lëshojnë komunikata vështirë të zbërthyeshme. Zakonisht në këto komunikata zor të deshifruara nuk jepen emrat e kryesëve të krimeve të ndryshme, ose më e shumta që jepet janë inicialet e tyre. Zyrtarët për informim të Policisë së Kosovës sigurisht e dijnë rregullin që lajmi duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve te lexuesëve, por nuk dihet pse ata shumicën e pyetjeve e lënë pa përgjigje në lajmet që bëjnë. Aq më keq kur ata në të shumtën e rasteve i kanë në dispozicion të gjitha detajet e rasteve për të cilat lëshojnë komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here