A ka shpresë në Kosovë ?

0

SEFER ZOGAJ

Kosova , po përballet me shumë sfida të cilat janë prezente tek shtetet që janë në formim e sipër. Muaji Janar përcolli vendin tone me shumë zhvillime, ishin deklaratat, fyese, fashiste, shoviniste të Jabllanoviçit që shkaktuan edhe protesta të dhunshme në Prishtinë. U diskutua ligji për Trepçen, u kërkuan kontrata kolektive dhe kërkesa tjera nga sindikatat e arsimit. Dhe tash e disa muaj po përballemi me fenomenin e migrimit ilegal.

 

Migrimi ilegal, ka shqetësuar gjithë opinionin publik, njerzit përmes Serbisë depertojn në Hungari me synime “Një jete më të mirë në perendim” Më trishtuese janë fotot ku shihen shumë njerz që duan t’a kalojn kufirin ilegalisht me familje përfshirë fëmijet foshnje, pamjet e fundit ishin tronditese të largohen njerzit nga vendi i tyre sigurisht që kjo duhet të shpallet gjendje e jashtzakonshme alarmante nga Presidentja e Kosoves.

 

Ndër justifikimet që qytetaret e Kosoves e arsytojn vetveten për largimin e tyre nga Kosova janë si: gjendja e rënd ekonomike, mungesa e perspektives, në disa raste përmendet edhe niveli i sigurisë në Kosovë.

Ne jemi dëshmitarë të këtyre problemeve fenomeneve kompleke të paraqitura në Republiken e Kosoves. Por, lind pyetja:

 

A ka shpresë në Kosovë?

 

Unë mendoj që PO, dhe këtë qëndrim dua t’a bazoj në disa arsyje:

 

  1. Po arsimohet rinia. Arsimimi është baza fondamentale e jetes, pikërisht okupatori Serb na privoi nga e drejta e arsimimit përmes propagandave të tyre që kishin motiv vazhdimin sa më gjatë të sundimit barbar Serb. Tash në liri një pjesë e madhe e rinisë ka filluar të kërkoj dijen në mënyra të ndryshme, duhet përdorimi i alternativave të shumta për t’a arsimuar ketë popull në nivelin sa më te lart të mundshem, arsimi mposht armikun dhe ky fakt nuk kontestohet fare. Sheh sot shumë të rinj që posedojn kapacitet te lart intelektual. Pyes A nuk janë shpresë rinia e Kosoves për të ardhmen e këtij vendi?

 

  1. Zhdukja e Primitivizmave. Jugosllavia përmes propagandave të tyre përhapi shumë primitivizma tek shoqëria jonë, mentaliteti i ulet primitiv ishte si pasoj e mungesesë së arsimimit. Tash ne si shoqëri dal nga dal kemi filluar të emancipohemi dhe ky emancipim është avancim i kolektivit në segmente te ndryshme të jetes.

 

Si t’a ndryshojmë gjendjen ?

 

Gjendja aktuale e Kosoves ndryshohet vetem atëherë pasi që t’a ndryshojmë gjendjen tone. Duhet një rritje e vetëdijes kombëtare në kontestin e dashurisë së vendit duke mos e manipuluar atë për interesa përsonale, qytetaret e Kosoves nuk duhet të manipulohen nga fjalimet e zjarrta nacionaliste pompoze. Nacioanzlimi përdoret si variant për t’a bindur popullin e painformuar që këtij subjekti politik duhet t’a votojm. Emancipimi duhet të përfshi edhe elemente të tjera, ne duhet të jemi largpames dhe nuk duhet t’a besojm ata që na servojn të tjeret “JO” Të fokusohemi tek “Internacionalizmi” nëse duam integrimin e Kosoves në strukturat Euro-Atlantike

 

Për t’a zhvilluar Kosoven duhet një përkushtim institutcional në bashkëpunim më përkushtimin e kolektivit shoqërorë. Nëse populli nuk paguan tatim nga do t’a krijoj shteti buxhetin financiar? Kur lideri i nazizmit Gjermanë Adolf Hiter erdhi në pushtet në vitin 1933 populli Gjermanë 6 vite kishte ngrën bukë e patate vetem e vetem që shteti i tyre të jetë superfuqi. Kinezet punojn për 3 euro në muaj që mjafton për t’a mbushur barkun me bukë ( Kina është rast specifik në aspektin e çmimeve ) kjo ka rezultuar që Kina të jetë ekonomia më e fuqishme në botë. A jemi ne në gjendje sot të jetojm 6 vite me bukë e patate? A jemi ne sot në gjendje të punojm vetem sa për t’a mbushur barkun me bukë? Të jemi real në atë që e pretendojmë.

 

As Qeveria, as Populli nuk munden të funksionojn pa njëra tjerem sepse në demokraci nuk arrihet pushteti pa voten e popullit, as buxheti nuk krijohet pa detyrimet tatimore të qytetareve. Këtu po e shohim ndërlidhjen në mes popullit dhe qeverisë.

 

Të marrim shembullin e shteteve të Bashkimit Evropian, që si e zhvilluan ekonominë të orientohemi tek një organizim ekonomik që i përshtatet situates ekonomike në vendin tone, të strukturohet buxheti më shumë në investime kapitale fitimprurëse, në arsimim inkuadrohen rregulla strikte duke përfshirë ndëshkime të ashpëra për manipuluesit në arsim. Pra, ne duhet t’a marrim shembull Bashkimin Evropian që si e zhvilluan arsimimin, ekonominë, shkencen, teknologjine etj. Sepse sa për kulturë edhe ashtu historikisht kemi pasur dhe kemi “kulturë Evropiane” edhe pse kurrë nuk i kemi praktikuar degjenerimet që Evropa përballet me probleme shoqërore, ne ato pa dyshim që nuk duhet t’i pasojm, sepse edhe Evropa dëshiron t’i largoj nga vetja “problemet shoqërore”

 

Partit Politike duhet të krijojn koncepte të qarta politika dhe t’i evitojn kontradiktat e shumta ideologjike. Populli duhet të vetëdisohet në shumë aspekte përfshirë edhe përkushtimin dhe optimizmin rreth së ardhmes së këtij vendi. Unë mendoj që në Kosovë ka shpresë, por shpresa nuk duhet të mbetet vetem shpresë, qytetareve të Kosoves duhet të ju kthehet shpresa dhe ajo shpresë të bëhet realitet në praktik.

 

Tash, t’i hapim sytë dhe të mundohemi me të gjitha mekanizmat tona t’a zhvillojm Kosoven. Aktualisht kemi shumë probleme dhe këto po konsiderohen probleme evidente duke pasur parasysh që jemi në shtet formim ( tranzicion ) por këto probleme do t’i tejkalojm për t’a kthyer shpresen e qytetareve për nje të ardhme dhe jetë më të mirë në Republiken e Kosoves.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here