A ka Berluskoni një plan sekret të rikthimit në pushtet në vitin 2015 ?

0

“Që kur Matteo Renzi po dominon politikën italiane, Silvio Berlusconi ka heshtur. Por një revistë e re paralajmëron rikthimin e tij. Botuese është një admiruese e flaktë nga Shqipëria”.

Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, Welt.

Titulli i madh i revistës është “Rikthimi i Berlusconi-t: Plani sekret, për të fituar sërish”.

Revista quhet “Buongiorno Italia” dhe është një e përmuajshme, që i ka dedikuar 100 faqet e saj ish- kryeministrit italian.

Botuese është Keda Kaceli, shqiptarja që jeton prej vitesh në SHBA dhe është një përkrahëse e zjarrtë e Berlusconi-t.

“Revista jonë nuk është një revistë politike në kuptimin tradicional të fjalës. Në vend të kësaj, ne e kuptojmë atë si një instrument që kontribuon në përparimin e kombit tonë,” shkruan Kaceli në shkrimin përshëndetës.

Megjithatë revista është vetëm politikë.Madje Die Zeit habitet që revista i dedikohet në 100 faqe vetëm një njeriu.Por Kaceli është një përkrahëse e zjarrtë e Berluskonit.Kur Berlusconi u plagos në vitin 2009, në Milano, ajo ishte aty.

Ajo ka studiuar në Universitetin e Milanos për marrëdhënie ndërkombëtare.Kaceli ka përkthyer librin e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” në italisht. Berlusconi ka bërë parathënien e librit.Kaceli thotë se Pllumi ishte përkrahës i Berlusconi-t.Nëse i beson revistës, atëherë viti 2015 do jetë viti i Berlusconi-t, raporton Zeit.

Por çfarë përmban plani?

Kaceli thotë se një njeri si ai, ka gjithmonë një plan të mirëdetajuar.“Në tërësinë e tij, askush nuk e di në fakt planin”.As Kaceli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here