A ishte zgjedhur kryeministër i QPK-së, në Rambuje, Hashim Thaçi apo Jakup Krasniqi?

0

Ish kryeparlamentari dhe ish presidenti i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë në një emision debati në RTK mbrëmë se ai ka qenë i përcaktuar dhe i pranuar nga i gjithë spektri politik i Kosovës që po bisedonte në Ramubuje, për kryeministër të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës. Por sipas tij ka qenë Hashim Thaçi ai që i ka thurë komplot. “Kam qenë më i pranuar për të gjithë edhe për shkak të moshës, sepse Hashimi ishte shumë i ri, por edhe për shkak të faktit se më heret kam qenë në strukturat e LDK-së, por pikërisht ky fakti i fundit ka bërë që Hashimi mos të lejojë dhe të bëjë komplot kundër meje”, ka theksuar ai. Krasniqi ka theksuar se sikur ai të ishte në krye të qeverisë asokohe, Kosova do t’i kishte punët më mirë. Ai ka tërhequr vërejtjen në këtë debat se nuk ka patur asgjë personale me Ibrahim Rugovën por ka vequar se politika e tij nuk ka qenë frytdhënëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here