A fshihet mafia e futbollit pas zhdukjes së futbollistit Emiliano Sala?

0

Fluturimi i ish-futbollistit të Nantes, i cili kishte marrën rrugën drejt Cardiff-it për t’u transferuar në Premier League, Emiliano Sala, por që kurrë nuk mbërriti në destinacion pasi avioni u zhduk sapo doli mbi “Detin e Veriut”, sipas  Daily Mail është shtyrë deri në 10 orë pa arsye duke detyruar pilotin të nisej gjatë natës.

Piloti David Ibbotson priste të fluturonte me një avion “Piper Malibu” në mëngjesin e së hënës së 21 janarit, duke kaluar Kanalin Anglez gjatë orëve të ditës, por nisja në mëngjes nga Aeroporti Nantes-Atlantique u anullua dhe fluturimi u  krye në orën 7:15 të së hënës në mbrëmje.

Zyrtarët deri tani nuk kanë shpjeguar asnjë arsye përsë ky fluturim i kthyer tashmë në një mister prej zhdukjes së avionit ku ndodhej sulmuesi i njohur është vonuar.

Në një kthesë të mëtejshme, në planin e fluturimit origjinal ishte parashikuar një pilot tjetër për udhëtimin, i cili u tërhoq në orën 11, sipas gazetës “Ouest France”.

Emri i David Henderson ishte në një plan fluturimi të paraqitur në aeroportin e Nantes të hënën – ditën e udhëtimit – përpara se të anullohej dhe të zëvendësohej nga David Ibbotson si pilot, njoftuan zyrtarët.

Ibbotson mendohet se të hënën është nisur me aeroplanin e vogël e vogël Malibu të regjistruar Piper PA-46 nga Nantes për në Cardiff. Ai qëndroi në Hotel Kyriad një natë, të shtunën dhe të dielën.

60-vjeçari nga Scunthorpe, Lincolnshire, kishte rezervuar një taksi për ta marrë atë nga hoteli i tij në aeroport, në orën 7:30 të hënën më 21 janar, në mënyrë që të merrte kontrollin e avionit Piper Malibu.

Por piloti i avionit anuloi taksinë herët në mëngjes dhe u kthye në dhomën e tij të hotelit ku qëndroi gjatë gjithë asaj dite. Ai pastaj u largua nga hoteli për në Nantes Bouaye Aeroport rreth orës 18:00 për fluturimin në mbrëmje.

“Z. Ibbotson më kërkoi që ta rezervoja një taksi për ta çuar në aeroport në orën 7:30 të hënën në mëngjes. Ai më tha se fluturimi nga Nantes në Cardiff ishte planifikuar të realizohej të hënën. Por të hënën në mëngjes, ai anuloi taksinë dhe rezervoi përsëri në hotel. Ai kaloi pjesën tjetër të ditës në dhomën e tij dhe u largua rreth orës 18.00”, tha një recepsionist i hotelit ku piloti qëndroj, për MailOnline.

Hoteli është më pak se tre kilometra nga Aeroporti Nantes Atlantique dhe është popullor me udhëtarët. Restoranti fqinj Les Champs d’Avaux është një nga më të preferuarit nga vendasit, si dhe mysafirët.

Nga ky restorant sqaruan për DailyMail: “Ai kishte një darkë në restorant të shtunën vonë. Por ai ishte vetëm. Ai piu pak verë. Unë nuk e kam parë atë me asnjë vizitor kur ai ishte këtu”.

Ndërkohë, mendohet se avioni është rrëzuar në Kanalin Anglez për shkak të akullit që mund të ketë bllokuar helikën ose krahët e mjetit ajror.

Pas një ore fluturim piloti i kërkoi kontrollit të trafikut ajror për tu ulur nga lartësia prej 5 mijë metër deri në 2,300.

Këtu, mendohet se mund të ketë kryer një përpjeke për të marrë ajër të ngrohtë pasi helika ose krahët mund të jenë mbuluar nga akulli. Por pak kohë më vonë, roja bregdetare e Guernsey u alarmua se avioni ishte zhdukur nga ekranet e radarëve.

Dyshimet janë të mëdha rreth kësaj ngjarje misterioze dhe e gjithë bota e futbollit po mban frymën për të mësuar fatin e Emiliano Salës, por deklarata e motrës së tij, e cila fajësonte mafien e futbollit për zhdukjen e vllait të saj, e ka shtuar edhe më tepër misterin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here