A është kjo pasqyra e Universitetit “Hasan Prishtina”?

0

Qytetarëve u rastis shpesh të kalojnë para Universitetit Publik “Hasan Prishtina”.Ende pa hyrë brenda oborrit të këtij tempulli të dijes,të rastis të shohësh një degradim të plotë të emrit në murin e vendosur para Fakultetit Filologjik,disa metra larg përmendores së profesorit të ndjerë Fehmi Agani.Këtu mund të kosiderohet si muri hyrës në tempullin e dijes,e që zyrtarisht është shtetërorë, i menaxhuar nga institucionet shtetërore.

Sa kanë kujdes institucionet tona dhe vet personeli përgjegjës i Universitetit lehtë mund të shihet edhe nga mbishkrimi i emrit i cili është pjesërisht i demoluar.Aty shkruhet “Universi.eti” në vend të “Universiteti” dhe në vend të “Hasan Prishtina” shkruhet “Iasan Prishtina”.Sipas një ankete që portali ONLINE bëri me disa student,mësohet se ky nuk është demolimi i parë i emrit të Universitetit.

Por,a duhet që gjithçka të lihet në mëshirën e demoluesve dhe që pasqyra e një Universiteti të lihet nê dorën e fatit?

Kjo ishte një çështje që shumë prej të anketuarve e shtruan si pyetje,por që përgjegjësinë,megjithatë,ia lanë përgjegjësve të këtij institucioni të dijes dhe që duhej të ishte “shembull si në aspektin e punës dhe funksionimit poashtu edhe atë të dukjes”./ONLINE/

12026456_775152759262672_968444136_n

12048970_775152699262678_605173408_n

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here