A është FFK e politizuar dhe sa respekton statutin e saj?

0

NEXHMEDIN BUNJAKU

Zgjedhja e strukturave udheheqese brenda perbrenda FFK-se,bien ne kundershtim me vete STATUTIN e kesaj shtepie me te madhe te futbollit ne Kosove, dhe ky statut shkelet apo nuk respektohet nga vete kjo strukture udheheqese. NENI 1, Pika 3 e cila thot se; FFK ESHTE NEUTRALE NE QESHTJEN E POLITIKES kurse ne nenin tjeter, NENI 3, Pika 2 thote se;FFK- ESHTE ORGANIZATE JO POLITIKE,JO PROFITABILE,E FORMUAR NE PRINCIPET E FRYMES SPORTIVE DHE FAYR-PLAY-t. Kurse NENI 5 Paragrafi ( g ) thote; TE PARANDALOJE TE GJITHA METODAT DHE AKTIVITETET TE CILAT DO TE MUNDE TE RREZIKONIN INTEGRITETIN E NDESHJEVE DHE GARAVE,OSE QE DO KEQEPERDORNIN LOJEN E FUTBOLLIT. Se sa eshte e politizuar FFK, tregojne vete emrat qe jane ne strukturat udheheqese te kesaj Federate dhe qe bien ndesh me statutin e FFK-se,apo nenet 1, pika 3 , dhe neni 3 pika 2; Agim Ademi (nenkryetare)anetare dhe veprimtare i LDK-s,Bekim Haxhiu ( nenkryetare ) deputet i PDK-s, Murat Hoxha (anetare i bordit ) deputet i LDK-s,Vjollca Krasniqi ish deputete etj., por ky rrjet politik shtrihet edhe neper lidhjet rajonale ku militant te partive te ndryshme ne pushtet, kane postet kryesisht te kryetareve te Lidhjeve Rajonale. Edhe pse FFK quhet si organizate jo profitabile, brenda kesaj organizate sillen shuma te medha parash, te panjohura per opinion shkaku i mos transparences nga ana e kesaj organizate edhe pse ne baze te statutit obligohet te jete transparente. Sa ka fayr-play dhe fryme sportive ne FFK- eshte pare qe sa e sa vite,ku ne vazhdimesi komisionet e ndryshme;KD,KG,SHTK,SHGJK, kane perdorur standarde te dyfishta,konflikte interesi etj. Se sa mbreteron ne FFK fryma sportive dhe fayr-play tregon organizimi dhe mbajtja e kuvendeve zgjedhore te mepareshme por edhe kuvendit te ardheshem duke eliminuar kunderkandidatet qysh ne start,d.m.th. rizgjedhja e garantuar ende pa u mbajt kuvendi zgjedhor edhe ate nga delegatet te cileve u ka skaduar mandati. Parandalimi i te gjitha metodave,aktiviteteve,degradimeve dhe keqeperdorimeve qe rrezikojne integritetin e ndeshjeve dhe garave ne lojen e futbollit,kjo garniture lere qe as nuk ka tentuar te parandaloj keto te keqija qka obligohet te beje kete ne baze te Nenit 5 , Paragrafi ( g ),por ne shumicen e rasteve ka qene vete pjese e ketyre te keqijave qka opinioni i gjere e ka vleresuar edhe vete. Pra edhe pse FFK gjithemone po thirret ne suksese te rreme,duke lavderuar punen e tyre,por e kunderta e ketyre po deshmohet qdo dite ne praktike,dhe keshtu po vazhdon agonia,degradimet dhe te keqijat qe po i behen futbollit te Kosoves mu nga vete prijesit e FFK-se.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here