A është duke u përgjuar telefoni juaj?

0

Shumë njerëz mendojnë se mund t’u përgjohet telefoni, por ku e bazojnë atë këtë ide. Përgjimet e telefonave ndodhin për arsye madhore dhe shpesh janë në mënyrë të ligjshme. Por ku mund ta kuptoni se telefoni juaj përgjohet?

Ja mënyrat sesi mund të kuptoni nëse në biseduat tuaja hynë një i tretë:

1. Një nga mënyrat më të përhapura së fundmi të përgjimit është instalimi i një aplikacioni përgjues në telefonin tuaj, i cili çdo komunikim tuajin e dublon dhe e dërgon në një pajisje tjetër. Për ta kuptuar nëse keni ose jo të instaluar një aplikacion të tillë në telefonin tuaj, atëherë kërkoni faturën e detajuar nga operatori dhe shikoni nëse janë nisur mesazhe në numra që ju nuk i njihni. Nëse shikoni diçka të tillë atëherë, telefoni juaj përgjohet.

2. Normalisht telefoni juaj kur përdoret shumë i bie më shpejt bateria. Nëse vëreni që bateria e telefonit tuaj ka filluar të harxhohet edhe kur ju nuk e përdorni shumë, atëherë ka shumë mundësi që telefoni juaj po përgjohet.

3. Një tregues tjetër është edhe zhurma e vazhdueshme kërcitëse gjatë bisedave tuaja telefonike.

4. Dëgjimi i zërit të bashkëbiseduesit sikur vjen nga thellësitë është një tregues tjetër që tregon probabilitet të lartë se telefoni juaj po përgjohet.

5. Ndërsa treguesi i fundit që telefoni jua po përgjohet është edhe nxehja e telefonit ndërkohë që qëndron në tavolinë apo diku tjetër pa e prekur askush.

Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”. Ndërsa heqja dhe vendosja e baterisë është një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin. Gjithsesi nëse jeni në përgjim do të thotë që duhet të mbani përgjegjësi për çfarë keni bërë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here