A e dini origjinën e syve blu?!

0

Njerëzit që sot kanë sy blu rrjedhin nga një paraardhës evropian, i cili jetoi rreth 60 deri në 10 mijë vite më parë.

Ky është konkluzioni i një studimi të ri, të publikuar nga IFLScience. Në gjenezë, të gjithë njerëzit kanë patur sy ngjyrë kafe. Më vonë evropianët zhvilluan një mutacion specifik, që u përhap më pas, duke e ndryshuar ngjyrën e irisit të syve.

Variacioni gjenetik i gjenit OCA2 ndryshoi sasinë e pigmentit të prodhuar nga njerëzit, që dalëngadalë i ndryshoi ngjyrën e syve të tyre kafe.

Shkencëtarët ishin në dijeni të këtij fakti rreth gjenit OCA2, por ata nuk kishin arritur që të gjenin burimin e pigmentit blu, të paktën deri më tani.

Pasi studiuan mutacionin e gjenit HERC2, ata zbuluan se ky ishte përgjegjësi i syve blu. Ky gjen ndalonte veprimin e OCA2, dhe përcaktonte sa shumë pigment ngjyrë kafe duhet prodhuar.

Ekspertët besojnë se kjo ka ndodhur kur njerëzit emigruan nga Afrika në Evropë. Të gjithë njerëzit sy blu kanë një paraardhës të vetëm evropian, por identiteti i tij mbetet anonim./Zhurnal/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here