A DUHET ZBATUAR KODI I VESHJES NË VENDIN E PUNËS?

0

(Nga kënvështrimi psikologjik)

Njeriu përgjatë çdo sjellje që e bën ai është në komunikim me veten dhe rrethin, dmth komunikim-përgjigjie ndaj asaj që e ndjenë nga brenda vetes dhe atë që e pranon nga shqisat, dhe mundohet që ta përshtatë veten krahas rrethanave që ai mendon se janë më të përshtatshme.
Kjo ndërlidhje komunikimi mundësohet përmes përceptimit, e përcepton përmes ndjenjave si: ndjësisë së funksionimit të organeve të brendshme (shëndeti organik) dhe përmes shqisave: të të pamurit, prekjes, dëgjimit dhe lëvizjes.
Kur bëhet fjalë për mënyrën apo përzgjedhjen e veshjes në përgjithësi, çoftë në publik, vend pune, etj. atëherë përceptimi i parë te individi tjetër është nga ai vizual dmth atë që e shikon.
Psh. Kur takohemi me tjetrin ( pa bërë dallime gjinore), përceptimi i parë do të jetë ajo çka shohim, dmth pamja nga jashtë, dhe automatikisht në mendimet tona e krijojmë skemën identifikuese të tjetrit sipas asaj se si ne e përceptojmë.
Madje, njeriu ka prirjen që në mendjen e vet kuptohet edhe pse nuk ka nevojë, (pa vullnetin tonë) por mendja është gjithmonë në lëvizje, ajo mendon gjykon, paragjykon, krijon imazhe vlerësimi, ndonëse mund dhe të gaboj, por ja që ky është konstrukti mendor i njeriut!
Prandaj, përzgjedhja apo mënyra e veshjes në një formë është identifikim i vet personit, e që me raste mund ta ngritë imazhin e personit por edhe mund ta ulë ( përceptimi parë nga tjetri).
Mënyra e veshjes është një formë komunikimi pa fjalë dmth komunikim joberbal në raporte ndërveprimi dhe tregues i asaj se çfarë është brendësia e tij duke përfshirë humorin momental, atë për kohë më parë (afatgjatë), llojin e personalitetit, edukimin, respektin, etj. dmth brenda përzgjedhjes së asaj çka veshë njeriu ka një domethënie.
Mënyra, lloji i vjeshjes, madje edhe ngjyra cilën e përdorë në veshje, thuaja në gjitha rastet nxitet nga një qëllim, interes, arësye, por nuk përjashtohet edhe mundësia edhe për ndonjë çrregullim psikologjik.
Veshja ndikon dhe në disponimin e njeriut, psh, mund të jetë më i disponuar kur beson se ka rroba të duhura për vendin e duhur, rehatia me veten, besimi se do pëlqehet nga tjerët (edhe pse shumë e mohojnë se nuk veshen për tu pëlqyer nga tjerët dhe kinse vishen vetëm për qejfin e vet por jo kjo nuk qëndron), psh. ka raste kur veshja bëhet qoftë dhe ndryshe nga rregullat, normat, shtyer vetëm nga “përzgjedhja” apo “dëshira” personale
por prapseprapë pas çdo dëshire egziston nxitësi që motivon apo nxitë atë pëlqim psh. pse pikërisht atë model, ngjyrë, e ngushtë, e gjerë, e shkurtë, e gjatë, e hapur, e mbyllur, ekspozim apo mbulim i pjesëve të trupit etj.
Kjo do të thotë se edhe vet dëshira (më pëlqen, preferoj të veshë këtë lloj) nxitet nga diçka!
Nëse veshja apo kombinimi shkon në ekstreme të theksuara dhe nxitet nga vet personi pa pasur interesa e qëllime atëherë duhet shikuar nxitësit e brendshëm sepse bëhet fjalë për çrregullim psikologjik si: komplekse me veten, eufori, dëshprim, (simptoma për çrregullime personalitetit/ manik), qendër të vëmendjes ose dëshirë për të dominuar, ndikim nga vlerësimi i tjerëve (narcizoid) paknaqësi me veten, dyshime se tjerët e vëzhgojnë e gjykojnë veshjen e tyre, (psikotik) xhelozi, probleme familjare, etj. në këto raste njeriu e reflekton tensionin e brendshëm po në këtë formë, (mekanizëm mbrojtës).
Lloji i veshjes mund edhe të manipuloj me emocionet e tjerëve atëherë kur janë në raport ndërveprimi, bashkëpunimi me palën tjetër.
Sigurisht se njeriu ashtu si beson apo pëlqen se ashtu është e drejtë ai edhe veshet, mirëpo ka raste kur më e arësyeshme do të ishte përshtatja me vendin dhe qëllimin ku qëndron, dhe jo gjithmonë është e duhura të ndjekë dëshirën e vet, e sidomos atëherë kur ka një përgjegjësi pune serioze e kolegiale, aty ku prioritet është të punohet para se t’i ipet rëndësi veshjes!
Mënyra e veshjes lidhet dhe me respektin ndaj tjerëve dhe vetes, ndaj institucionit, palës tjetër që mund të jetë prezent etj.
Mënyra e veshjes nuk ka të bëj me aftësinë profesionale sepse mundë të jetë person shumë i aftë profesionalisht por në anën tjetër nuk kujdeset fare për veshjen e përshtatshme të tij/saj.
Kjo ndodhë sepse persona të tillë brenda vetes mund të kanë fokusin te ngritja apo zhvillimi profesional.
Këta persona qëndrojnë brenda veshjes normale, jo provokative por u mungon kujdesi më i shtuar.
Për këta persona më e rëndësishme është rehatia brenda asaj veshje se sa dukja përballë tjerëve.
Me raste këta persona kanë konflikte me veten dhe këto konflikte pengojnë aftësinë në zgjedhjen e veshjes adekuate, apo dëshirën për të qenë në përputhshmëri profesion-veshje.
Gjithmonë egziston një arsye pas dëshirës ose mosdëshirës, disponimit dhe jodisponimit, kujdesit dhe moskujdesit, etj. sepse thellë-thellë nuk ka njeri që në gjendje normale nuk e don veten.
Të kujdesesh për veten do të thotë ta duash veten.
Njeriu gjatë jetës, pavarësisht rrethanave ai ndjekë një rregull të sjelljes, e në kuadër të rregullit të sjelljes bën pjesë edhe mënyra apo lloji i veshjes.
Secili ambient kudoçoftë, sidoçoftë ka kodin e veshjes se vet pavarësisht se i përshtatet apo jo personit, me një fjalë është personifikim i njeriut.
Askush nuk ka aftësinë të lexoj mendimin, qëllimin e tjetrit sado pozitiv të jetë, por ajo manifestohet përmes sjelljes, me ç’rast edhe mënyra e veshjes është një tregues i qëllimit, mendimit apo asaj se edhe çfarë është personi.
Ka raste që edhe mund të ndikohet ose të imponohet lloji i veshjes, gjë që besoj se për asnjë interes njeriu nuk duhet dal nga vetja e tij.

Kodi i veshjes në vendin e punës luan rol shumë të rëndësishëm dhe është faktor i rëndësishëm për një mbarvajtje pune çfarëdo çoftë ajo!
Pse?
Kodi veshjes përveç si identifikim i institucionit dhe punonjësit brenda atij institucioni, ngërthen në vete edhe shumë faktor psikologjik që në mungesë të këtij kodi të veshjes ndodhin edhe parregullësitë e mosmarrveshjet e ndryshme në vendin e punës.
Gjithmonë ku ka hapësirë për dallime mes kolektivit kuptohet se ka hapësirë dhe për manipulime, keqkuptime, keqpërdorime etj. sepse mes asaj hapësire mundsohen parregullsitë.
Një shembull konkret: “Nëse sado pak e lëjm derën hapur mund të depërtojnë zhurmat, erërat, shiu, bora etj.”
Fillimisht një kod veshje është më e pranuar për syrin e vet stafit punonjës edhe klientelës, identifikimi i punonjësve do të jetë më i qartë, është respekt për institucionin ku punon, puna do të jetë më serioze dhe efikase, nuk do të i lihet hapësirë ndjësisë së inferioritetit, diskriminimeve, që mund të egzistojnë si pasojë e llojit të fizikut, llojit të garderobës, parehatisë me rrobet (ngusht, shkurt, gjerë, ngjyrë, model etj.) dmth ndjekja e një rregulli është përfitim i institucionit.
Përderisa në secilin institucion punohet në bashkëpunim, bashkëveprim mes dy gjinive atëherë kodi i veshjes do të jetë një pengesë e shumë keqkuptimeve e parregullësive të ndryshme të mundshme!
Njeriu sado të beson se mund të ka stabilitet apo qëndrueshmëri emocionale prap është qënie e ndikueshme nga rrethi, njeriu nxitet, provokohet, keqkuptohet, lakmohet, krahasohet, motivohet, demotivohet, pëlqen, mospëlqen etj.
Andaj kodi i veshjes duhet zbatuar jo vetëm brenda një institucioni apo vend pune, por në secilin rast e vend!

Lule Alidema, psikologe klinike
17.06.2021

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here