A do t’i vizitoj grevistët në “Trepçë” kryeministri?

0

Menxhmenti dhe Këshilli orgamniziativ i grevës së minatorëve të Trepçës, nuk kanë informacione që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do t’i vizitojë ata.

“Nuk kemi pasur asnjë informacion zyrtar që kryeministri do të na vizitoj”, ka thënë njëri prej anëtarëve të Këshillit organizativ të grevës.

Ndërkaq numri i grevistëve është duke u rritur, ata janë këmbëngulës në kërkesën e tyre, për çfarë edhe i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës me afat prej 24 orësh për t’u sqaruar atyre shtyerjen e projektiligjit si dhe për fatin e këtij kombinati.

Indeksonline mëson se tani grevës i është bashkangjitur edhe ndërrimi tjetër i minatorëve të kombinatit Trepça, duke e rritur numrin deri në 500 grevistë./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here