A do t’i jepet Greqisë një shancë tjetër nga BE-ja?

0

Përfundon Samiti i liderëve të Eurozonës, të dielën vendimi final për Greqinë Ministri i ri i Financave të Greqisë, Euclid Tsakalotos nuk u ka paraqitur asnjë propozim konkret homologëve të tij të Eurozonës në mbledhjen e Eurogrupit ditën e martë, ndërsa në mbrëmje kryeministri italian Matteo Renzi tha se liderët e Eurozonës do ta presin Greqinë deri të dielën që të paraqesë propozime për krizën e borxheve.

Më herët u bë e ditur se Eurogrupi, ku përfshihen ministrat e Financës nga vendet e monedhës së përbashkët evropiane, do të zhvillojë një telekonferencë mëngjesin e së mërkurës, për të diskutuar mbi një kërkesë të pritshme të Greqisë për një hua afatmesme nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM).

Pak para përfundimit të Samitit të Eurozonës, ministri i ri i Financave të Greqisë, Euclid Tsakalotos tha se ekziston vullneti politik për t’i dhënë Greqisë një tjetër shans.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here