A do të rikthehet Fatos Nano në Partinë Socialiste,bile për të festuar?

0
Partia Socialiste (PS) nuk e festoi 24-vjetorin e themelimit të saj pasi ishin përfshirë në fushatën për zgjedhjet vendore, por kjo ishte vetëm një zhvendosje, pasi nesër do të festohet në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Siç duket PS-ja priste rezultatin e zgjedhjeve për të festuar siç duhet, transmeton “Mapo”. Tashmë që kanë marrë pjesën dërrmuese të bashkive, ata mund t’i festojnë dy gëzime në një ditë.
Kryeministri Edi Rama i ka ftuar në këtë festë të gjithë anëtarët apo ish-anëtarët e PS-së, përfshirë dhe ish-liderin socialist Fatos Nano. Nano prej kohësh ka pasur fërkime me Ramën dhe nuk e shohin me sy të mirë njëri-tjetrin, por nesër gjithsesi do të trokasin gotat për ditëlindjen e 24 të Partisë së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here