A do të ketë bisedime të reja me Serbinë pa u plotësuar marrëveshjet e arritura?

0

Pala kosovare gjatë takimit me ekipin e përfaqësueses së BE-së, Frederica Mogherini në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ua ka bërë me dije se nuk do të ketë hapje të temave të reja pa u zhbllokuar ura e Ibrit, zbatimi i marrëveshjes së Drejtësisë dhe shuarja e plotë e të ashtuquajturës Mbrojtje Civile në veriun e Mitrovicës.

Nuk do të ketë tema të reja në bisedimet Kosovë Serbi, pa u zhbllokuar Ura mbi lumin Ibër, shuarja e plotë e të ashtuquajturës Mbrojtje Civile, që operon në veriun e Mitrovicës si dhe implementimi i plotë i marrëveshjes për drejtësinë e arritur më 9 shkurt në Bruksel. Këtë e konfirmon për RTK-në këshilltari për punë të jashtme i kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murtezaj.

“Qendrimi i palës kosovare ka qenë shumë i qart nuk ka sens te vazhdohet më tutje për të hapur tema të reja pa pasur zbatim të marrveshjeve të arritura. Ne këtë kuadër janë tri tema që duhët zbatuar nga ana e Serbisë, zbatimi i marrëveshjes për drejtësin, hapja e urës së Ibrit, dhe shuarja e Mbrojtjes Civile”.

Murtezaj tha se me Serbinë asnjëherë nuk do të diskutojnë për pasuritë që ka Kosova. “Asnjehere nuk është disktuatuar për Ujmanin as për asnjë pasuri tjetër të Kosovës. Ne ju sigurojmë se me askënd nuk do të diskutojmë për pasuritë e Kosovës”.

Ai foli edhe për një strategji të cilën do ta aplikojë tani e tutje Qeveria e Kosovës për ta detyruar Serbin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Një strategji të re aktuale të palës kosovare është që të kemi më shumë evidencë për zbatimin e marrëveshjeve dhe jo tema të reja që dialogu të mund të zgjas në pafundësi”.

Këshilltari i kryeministrit, Mustafa Valon Murtezaj, tha se gjatë qëndrimit të delegacionit të Kosovës në Bruksel kanë zhvilluar takime edhe me deputetë të ndryshëm në Parlamentin Evropian me të cilët tha se kanë diskutuar rreth dialogut dhe situatës politike në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here