A do të jetë Vlora Çitaku kandidate për kryetare të PDK-së

0

Analisti Berat Buzhala i ka bërë pyetjen për përgjigjen e shumëpritur, ish ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhjet për kryetar të partisë, Buzhala në një status të Çitakut e ka pyetur nëse do të kandidojë apo jo për të qenë liderja e ardhshme e kësaj partie.

Mirëpo deri më tash, në këtë pyetje ish ambasadorja nuk i ka kthyer përgjigje Buzhalës.

Ndërsa në një status në llogarinë e tij në facebook, Buzhala ka shfaqur hapur përkrahjen e tij që Çitaku të jetë në krye të PDK-së.

Kujtojmë së të hënën nga PDK-ja u vendos që zgjedhjet brenda kësaj partie të mbahen me 3 korrik, përderisa emrat që po fliten si kandidatë janë: Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Memli Krasniqi, Sami Lushtaku.

Por ende asnjëri nga të përmendurit nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën./Gazeta inFokus/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here