A do të jetë SHBA shpëtuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi?

0

Në rast se Prishtina nuk heqë dorë nga ideja që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë vetëm organizatë joqeveritare në kuadër të Kosovës, bisedimet e ardhshme në Bruskel mund të dështojnë, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, nga rreziku për fiasko, që do të thoshte edhe vendosjen e rampës për Serbinë në rrugën drejt BE-së, diplomatët amerikanë po bëjnë presion në palën kosovare që të pranojnë për kompromis.

“Rol të rëndësishëm në ditët e ardhshme, do të luaj ambasada amerikane në Prishtinë e cila do të ‘zbus’ pozicion shqiptar para bisedimeve teknike që fillojnë të hënën”.

Qëllimi i SHBA-ve, sipas kësaj gazete, është që Asociacioni të ketë disa përgjegjësi ekzekutive dhe autonomi specifike, por që kjo assesi mos të nënkuptohet si “Srpska e re”.

“Statusi i Asociacionit, gjithsesi që do të jetë pjesa më e vështirë e takimit të radhës të përfaqësuesve të Bepgradit dhe Prishtinës në Bruksel, derisa marrëveshja rreth çështjeve tjera të hapura do të duhej të përmbyllet me nënshkrimin e dy kryeministrave, Aleksandër Vuçiq dhe Isa Mustafa më 23 korrik”, shkruan tutje “Novosti”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here