A do ta vërë BE së shpejti nën presion Facebook-un e kompani?

0

A e dini se ku ruhen të dhënat tuaja të Facebookut, të Google-s ose të Twitterit? Një pyetje pa kuptim? E vërtetë – po të shohësh vetëm anën teknike të internetit. Në sajë të standardeve globale teknike dhe të linjave të shpejta të internetit praktikisht është e parëndësishme nëse të dhënat e një përdoruesi gjerman ruhen direkt në Gjermani apo në server-a në Skandinavi, Irlandë ose në SHBA. Sa të hapësh e të mbyllësh sytë – dhe të dhënat kanë përshkuar dhjetëra mijëra kilometra. Botë e re, e bukur e internetit.

Vërtet e bukur? Jo, thonë mbrojtësit e të dhënave. Ata prej kohësh janë të shqetësuar që teknika e mundëson kaq thjesht anashkalimin e rregullave për ruajtjen e të dhënave. Vendimtare është në çdo rast se ku ruhen dhe vlerësohen të dhënat – dhe këtu para së gjithash ofrues të mëdhenj si Facebook, Google e kompani zgjedhin rrugën më të rehatshme për ta: të dhënat e të gjitha vendeve ruhen në atdheun e koncerneve, në SHBA. Në këtë mënyrë ato janë nën juridiksionin e mbrojtjes së të dhënave të SHBA. Dhe rregullat amerikane janë shumë më të buta se ato evropiane – veç kësaj edhe shërbimet e fshehta amerikane si NSA e kanë më të thjeshtë kështu të mbërrijnë tek të dhënat.

“Safe Harbor” – 15 vjet hedhje hi syve?

Deri tani politika dhe autoritetet në këtë pikë kanë mbyllur sytë. “Safe Harbor”- “port i sigurtë” quhet marrëveshja e lidhur 15 vjet më parë dhe që e bën kaq të thjeshtë për koncernet e internetit qarkullimin e të dhënave midis SHBA dhe shteteve të BE. Por tani kjo marrëveshje mund të rrëzohet para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm, Yves Bot e ka publikuar rreth dy javë më parë ekspertizën e tij për këtë çështje. Në të ai arrin në përfundimin se SHBA nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për të dhënat e qytetarëve evropianë. Para së gjithash mbikqyrja prej shërbimeve të fshehta të SHBA kritikohet nga Bot. Raporti i Bot-it nuk është i detyrueshëm për gjykatën, por gjykatësit shumicën e herëve e ndjekin rekomandimin e ekspertëve.

Nëse ata do të sillen kështu edhe në këtë rast, kryesisht Facebook dhe kompani do të ndodheshin para problemeve të mëdha. Facebook mund t’i bjerë shkurt, të tërhiqet formalisht nga Evropa dhe t’u kërkojë përdoruesve të përdorin faqen amerikane të koncernit. Në këtë rast duhet të ndërhynte BE dhe të zbatonte mbrojtjen e të dhënave për përdoruesit evropianë. Ose Facebook mund të kërkojë prej të gjithë përdoruesve të nënshkruajnë një deklaratë dakordimi, se janë dakord me ruajtjen e të dhënave personale në SHBA. Ai që nuk bie dakord, nuk ka më akses në Facebook. Të mos ketë më Facebook për përdoruesit gjermanë? Zemërimi do të prekte më tepër Komisionin e BE se sa sipërmarrjen dhe mbrojtjen e dobët të të dhënave që bën ajo.

Facebook mund t’i bjerë shkurt, të tërhiqet formalisht nga Evropa Fakte për kreun e Facebook Mark Zuckerberg e filloi programimin në moshë të vogël; kur ishte 12 vjeç krijoi një program mesazhesh që babai i tij e përdorte në klinikën dentare për të komunikuar me recepsionistin. Zuckerberg mori një diplomë për kompjutersa në Kolegjin Mercy kur ishte ende në shkollë të mesme. Prindërit e tij punësuan një instruktor kompjuteri, i cili punoi me djalin e tyre, por ai tha se Mark ishte tepër i përparuar. Mark Zuckerberg u regjistrua në shkollën e mesme në Akademinë Phillips Exter, një shkollë private në Nju-Hempshajër. Atij i janë ofruar punë nga disa kompani të ndryshme (AOL dhe Microsoft) para se të përfundonte shkollën e mesme, por ai i refuzoi ato.

Zuckerberg e prezantoi Facebook nga konvikti i tij në Universitetin Harvard. Ai u largua nga Harvardi në vitin e dytë për të vijua punën me Facebook. Për Zuckerberg dhe lindjen e Facebook është prodhuar një film (The Social Network). Para Facebook, Zuckerberg krijoi “CourseMatch” për studentët e Harvardit, për t’i ndihmuar ata që të zgjidhnin kurset bazuar në kurset ku ishin regjistruar shokët e tyre. Ai krijoi edhe programin e famshëm ‘Facemash’, që përdorej për të krahasuar foto të dy studentëve të Harvardit dhe i lejonte përdoruesit që të votonin më tërheqësin, mirëpo administrata e ndaloi atë duke e quajtur të papërshtatshëm. Projekti i tij i radhës përfshiu një punë në ekip me tre studentët të tjerë të Harvardit, me synim për të krijuar një rrjet social të quajtur “Harvard Connection” që do të shërbente si një rrjet lidhës mes studentëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here