935 studentë lirohen prej pagesave në konvikte

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka gëzuar në këtë fundvit gjithsej 935 studentë, duke i liruar nga detyrimet për pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve për vitin 2016.

Nga ky vendim i ministrit Bajrami, që sipas dokumentit shihet se e ka nënshkruar dje, përfitues do të jenë 10 studentë invalidë të luftës, 200 studentë fëmijë të dëshmorëve, 180 studentë fëmijë të invalidëve të luftës, 10 studentë veteranë të luftës dhe 20 studentë invalidë civilë të luftës.

Këta studentë do të lirohen tërësisht prej pagesave dhe detyrimeve.

Ndërsa, 15 studentë me nevoja të veçanta dhe 270 studentë të cilët janë më shumë se një student nga një familje, do të lirohen tërësisht prej pagesës për banim në konvikte.

Gjithashtu, dy kategori të tjera, që përfshijë 200 studentë të familjeve përfituese të asistencës sociale dhe 30 studentë, fëmijë të të pagjeturve, do të lirohen vetëm 50 për qind nga pagesa e banimit.

Republika.info ka siguruar vendimin e ministrit Bajrami, i cili i është shpërndarë rektoratit, Këshillit Drejtues të universitetit, Qendrës së Studentëve, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here