9-vjeçarja e përdhunuar nga 10 militantë të ISIS-it mbetet shtatzënë

0

Një vajzë nëntë vjeçare, që ishte marrë peng nga ISIS, ka ngelur shtatzënë pasi ishte përdhunuar nga 10 militantë të ISIS-it në veri të Irakut.

Zyrtarë të organizatave humanitare në Irak thonë se vajza nëntë-vjeçare jazidi ka përjetuar abuzim të tmerrshëm seksual në duart e militantëve ISIS në veriun e Irakut.

Sipas Daily Mail, ajo është liruar bashkë me pjesëtarët të tjerë të minoritetit jazidi, pas gati një viti që mbaheshin peng nga militantët Shteti Islamik.

Gratë dhe vajzat e reja nga minoriteti fetare mbahen si “skllave të seksit” nga ISIS-i.

Këtë javë, më shumë se 200 gra, fëmijë dhe të moshuar jazidi u liruan afër Kirkukut në veri të Irakut, pasi në qershor të vitit të kaluar ishin marrë peng nga militantët e ISIS-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here