82 vjeçari shqiptar punësohet si model pasi e befasoi krejt Kroacinë

0

Një shqiptar që jeton në Kroaci, ka pranuar që në moshën 82 vjeçare të punësohet si model për markën e veshjeve ‘Varteks’.

Bëhët fjalë për Talat Slemanin, i cili kohë më parë ishte bërë i njohur në internet teksa kishte treguar se si asnjëherë në jetën e tij nuk ishte kapur nga ndonjë grip dhe nuk kishte përdorë asnjëherë tableta.

E anëtari i Bordit Drejtues të kompanisë “Varteks”, thotë se është shumë i kënaqur që Selmani e ka marrë këtë vendim.

“Jam i kënaqur me atë që thotë dhe me mënyrën se si duket, ne do të dëshironim që ta veshim me kostume të reja të Varteksit dhe ta riaktivizojmë si model”, ka thënë Nenad Bakic.

Historinë për Selmanin fillimisht e kishte publikuar ‘Jutarnji list’, e më pas shumë media e kishin vizituarë atë në Travno të Zagrebit për të dëgjuar rrëfimin e tij rreth ushtrimeve dhe jetës.

E pas punësimit si model në kompaninë “Varteks”, ‘Toni’ shprehet shumë i lumtur.

“Kostumet e tyre janë veshjet më të bukura për mua. Pse nuk do të vishja diçka të tyre?! Kjo është hera e parë, Tani kam shumë kostume”, ka thënë Toni, shkruan ‘jutarnji.hr’, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë përveç kompanisë së veshjeve ‘Varteks’, Toni ka punuar edhe në kompani të ndryshme ushqimore.

Siç ka vazhduar ai rrëfimin, tani është duke punuar me stilistin kroat Josip Rikard Gumsey, stilistin Tihan Harapin Zalepugin dhe do të ketë në të ardhmen edhe disa shfaqje të reja në televizion.

Sa i përket zgjedhjeve të modës, ai gjithmonë preferonte kostume dhe veshje të shtrenjëta të rrobaqepësit më të shtrenjtë  Branimir Hundić .

Edhe pse 82 vjeçar, Talat Slemani, tashmë nuk ngurron që të japë këshilla se si duhet që të duket një mashkull.

 “Çdo njeri se pari duhet të jetë i shëndetshëm. Së dyti, shëndeti nuk është i lehtë për tu marrë, duhet të kujdesuni për vetën, rifreskoni veten”, ka thënë Selmani.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here