80 emigrantë kosovarë nga Europa kthehen sot

0

Sot, ashtu edhe siç është paralajmëruar para disa ditëve nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Evropa do të kthehen 80 qytetarë të Kosovës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

MPB po ashtu ka paralajmëruar se personat që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28 korrik 2010.

Megjithëse të kthyerit mund të marrin vetëm disa informacione.

“Janë disa skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore në momentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga Pikat e Kalimit Kufitar deri në komunën e origjinës nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit, aftësim profesional dhe ndërmjetësimi në punësim”, ka qenë përgjigja e MPB-së rreth personave të kthyer. /KP/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here