71 zyrtar nuk e deklaruan pasurinë

0

Shtatëdhjetë e një zyrtarë të lartë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye gjatë procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë, ka njoftuar Agjensia Kundër Korrupsionit(AKK)në Kosovë. Katër zyrtar të tjerë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ndërkaq kanë dhënë arsyet objektive të mos deklarimit,(gjenden jashtë vendit për shërim ose janë në paraburgim).

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 kurse deklarimin e kanë
bërë 4125 zyrtarë ose shprehur në përqindje rreth 98.3%.

Vitin e kaluar sipas AKK-së vetëm dy zyrtarë nuk e patën deklaruar pasurinë, ndërkohë që pati shënuar deklarimin në nivelin më të lart që nga viti 2007.
Mirëpo AKK ka shprehur shqetësimin e saj që këtë vit ka një rritje të mos deklarimit. Drejtori i Agjencisë, Hasan Preteni ka thënë se kjo rritje e mosdeklarimit mund të jetë rezultat i mossanksionimit nga ana e gjykatave.
“Vitin e kaluar kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit. Mirëpo sivjet ka një trend tjetër që tingllon më negativ. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtarë në listën e atyre që nuk e kanë
deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar është fakti i mossanksionimit nga ana e gjykatave”, ka theksuar Preteni.
Sidoqoftë Agjencia ashtu sikurse ka vepruar në të kaluarën, konform nenit 437 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës do t’i adresoj Kallëzimet Penale nëpër gjykatat kompetente ndaj të gjithë këtyre
zyrtarëve që nuk i janë përgjigjur obligimit të tyre ligjor pa dhënë arsye objektive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here