7 muaj pas dëmtimit, Mavraj rikthehet në fushë

0

Një operacion në kërci e mbajti 7 muaj larg fushave, por sidomos larg futbollit elitar. Mërgim Mavraj e nisi sezonin me ekipin e dytë të Këlnit që luan në Bundesliga 4. Më pas dëmtimi dhe për më tepër mungesa në ndeshje të rëndësishme të kombëtares. Këtë të shtunë ai u rikthye në skuadrën e parë dhe luajti vetëm pak minuta në fund të ndeshjes kundër Borusia Dortmund të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2-1. Kjo ishte ndeshja e tij e 100-te ne Bundeslige.  Mavraj është një lojtar i rëndësishëm për de Biasin në mbrojtje. Ai kërkon më tepër aktivizim në kuadër të finaleve të Euro 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here