7 ditë lojë në “Big Brother Albania 8”, dy të përjashtuar pas thyerjes së rregullave të Vllaut …

0

Në spektaklin e sotëm u diskutua gjatë rreth asaj që ndodhi mes Sokolit dhe Edisonit. Megjithatë Vëllai i Madh ka marrë një tjetër vendim në lidhje me këtë histori. Pas diskutimit që bëhet mes Sokolit Edisonit dhe partnereve të tyre dhe banorëve, Ledioni u bën me dije vendimin e radhës.

Ledioni lexon vendimin e BB duke thënë: “Sokol, ti ke shkelur kodin e etikës së shoqërisë. Jashtë shtëpisë së Big Brother të pret një makinë. Ti nuk je më banor i kësaj shtëpie. Të pres në studio!”.

Sokoli çohet dhe pasi përshëndetet me banorët drejtohet për nga dalja e shtëpisë. Xhensila, e fundit që përcillet me Sokolin, partnerin e saj në lojë duke i thënë “ishte kënaqësi që u njohëm bashkë”. Sokoli del nga shtëpia dhe niset drejt studios së Big Brother, por mbetet për t’u zbuluar se çfarë do të ndodhë me Zaidën dhe Xhensilën, partneret e dy djemve të larguar nga shtëpia. Vëllai i Madh ka vendosur që banorët do të luajnë në çift dhe loja e njërit do të varet nga loja e partnerit. Por çdo të ndodhë me Zaidën dhe Xhensilën? A do të dalin ato nga shtëpia?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here