6 vjeçarja nga Malisheva e aksidentuar në Kroaci e ka kaluar rrezikun për jetë

0

Vajza 6 vjeçare e Xhavit Krasniqit nga Tërpeza e Ulët e Malishevës, i cili bashk me familje u aksidentua para 3 ditësh në Kroaci, e ka kaluar rrezikun për jetë. “Ajo është operuar në Spitalin e Zagrebit dhe tashmë është plotësisht jashta rrezikut për jetën”, ka njoftuar një burim nga familja Krasniqi për portalin ONLINE. Anëtarët tjerë të familjes, dy bashkëshortët dhe djali i tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore pas aksidentit.

Merret vesh se kufoma e vajzës 15 vjeçare të kësaj familjeje, Fjollës e cila ka vdekur në vendin ku ka ndodhur aksidenti, sot pasdite kthehet në Kosovë. Pritet që varrimi i saj të bëhet nesër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here