Shpend Ahmeti:Pastrimi i borës në kryeqytet më efektiv

0

Kryetari i Komunës sË Prishtinës Shpend Ahmeti në një koment rreth shkëputjes së dy kontratave me dy kompani për pastrimin e borës e vlerëson gjendjen më të mirë.Ja postimi i plotë i tij në rrjetin social Facebook:

Pas borës së fundit, dhe pas shkëputjes së dy kontratave të mëhershme me dy kompani, sot pastrimi i borës ka qenë me efektiv, posaçërisht në trotuaret e rrugëve kryesore. Ndërmarrja Publike lokale Hortikultura ka angazhuar fuqi punëtore, makina të vogla dhe mjete motorike për ti pastruar trotuaret siç kanë bërë edhe kompanitë e tjera private.

Ka edhe shumë hapësirë për tu përmirësuar në këtë fushë dhe vitin tjetër Komuna e Prishtinës do të jetë edhe më e përgatitur. Bashkëpunimi me qytetarët është i domosdoshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here