Pronarët e furrave të gëlqeres zotohen se nuk do të përdorin goma për djegie

0

Sot në Malishevë, është mbajtur një takim mes Drejtorisë së Inspektoratit, Inspektorëve të Ministrisë së Ambientit dhe pronarëve të furrave për përfitimin e  gëlqeres, ku është bërë njoftimi me zbatimin e ligjit, që ka të bëjë me mbrojtjen e ajrit, përkatësisht me ndalimin e përdorimit të gomave dhe plastikës, për djegien e furrave. Pronarët e furrave kërkuan që t’ju lejohet vazhdimi i veprimtarisë, me përdorim të drurit për djegie. Drejtori i Inspektoratit, Sejdi Paçarizi, fillimisht, i ka falënderuar pronarët e këtyre furrave, të cilët kishin shprehur gatishmërinë e tyre, për të zhvilluar këtë takim, në mënyrë që të njihen me ligjin, i cili ndalon përdorimin e gomave për djegie. Më gjerësisht për këtë problematikë, ka folur Mustafë Hyseni, nga Inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ku sipas tij, përveç se është kusht në raportin e progresit,  përdorimi i gomave për djegie, është rreptësisht i ndaluar, për shkak të ndotjes së ambientit dhe ndikimit jashtëzakonisht në madh, negativ në shëndetin e qytetarëve dhe në eko sistem. “Viti 2015, është viti i ndalimit përfundimtar të përdorimit të gomave për djegie dhe çdo furrë e cila do të bëjë këtë, do të rrënohet. Ky është vendim përfundimtar dhe ne do ta zbatojmë këtë”, ka thënë inspektori Hyseni, duke i paralajmëruar me masat ndëshkuese. Pronarët e furrave për përfitimin e gëlqeres nga Bardhi dhe Guncati, kanë kërkuar që mos t’u mbyllen furrat, pasi këtë e kanë burim të jetesës, por janë zotuar se do të përdorin drurin për djegien e furrave. Ndërsa njëri nga pronarët, Selman Krasniqi, ka theksuar se “përfitimi i gëlqeres është edhe burim i jetesës, por edhe një traditë e trashëguar brez pas brezi” dhe këtë traditë duan ta vazhdojnë, pasi “është një trashëgimi, e cila i ka mbajtur gjallë banorët e kësaj ane”. Imer Berisha, në emër të pronarëve të furrave nga fshati Bardh, duke folur në emër të të gjithë pronarëve, ka thënë se “zotohemi për përdorimin e druve për djegie dhe çdo person që eventualisht, nga sot e tutje do të përdor goma apo plastikë, do të lajmërohet tek organet gjegjëse nga vet banorët dhe ky është një vendim unanim i marrë nga të gjithë”. Drejtori i Inspektoratit, Sejdi Paçarizi, ka paralajmëruar, se inspektorati dhe Policia e Kosovës, do ti vëzhgojnë vazhdimisht, 24 orë në ditë dhe nëse dikush përdor vetëm një gomë, do të merren masat ndëshkuese. Sipas inspektorëve të ministrisë, furrat do të rrënohen dhe shpenzimet do ti bartin vet pronarët e furrave. Pronarë të furrave, megjithatë kanë tërhequr vërejtjen se edhe përdorimi i druve, mund të ketë pasoja në degradimin e pyjeve dhe kanë kërkuar një zgjidhje për punësim, në mënyrë që të ruhet ambienti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here