Bushati sot në Kosovë,përgatitje për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të jetë sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të jetë sot në Kosovë.

Vizita e Bushatit, vjen si pasojë e mbledhjes të dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë e cila do të mbahet me 23 mars.

Për të parë se deri ku kanë arritur në realizimin e objektivave të caktuara në mbledhjen e kaluar, Bushati do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Bushati do të ketë një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here