Kush e ka shfrytëzuar minierën e Drazhnjës për 15 vite me radhë?

0

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka akuzuar njerëzit e LDK-së për abuzim dhe keqpërdorim të minierës së Drazhnjës që është pronë e Trepçës për 15 vite.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kryeministri i Kosovës me 25 janar 2015, kishte akuzuar AAK-në dhe partitë tjera opozitare se, ju ka mbetë merak me e dergu Trepçën në likuidim për t’i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve të tyre.

Lexoni postimin e plotë të saj:

Foto flet sa 1000 fjalë!
Miniera e Drazhnjës është pronë e Trepçës, e cila gjendet në Komunën e Podujevës, që ka vlerë miliarda euro, është keqpërdorur, abuzuar dhe eksploru barbarisht që 15 vite nga njerëzit e LDK-së, që tradicionalisht kanë qeverisur këtë Komunë.
Kryeministri i Kosovës, me 25 janar 2015, kishte akuzuar AAK-në dhe partitë tjera opozitare se, ju ka mbetë merak me e dergu Trepçën në likuidim për t’i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve të tyre.
Kushtetuta e Kosovës përveç që përcakton përdorimin e pasurisë dhe burimeve natyrore, sanksionon edhe mbrotje të veçant të kësaj pasurie.
I kujtoj Kryeministrit se këto veprime që janë shkatrrim i pronës dhe aseteve Kombëtare, nuk po i bënë opozita (siç e ke akuzuar) por njerëzit e LDK-së, edhe pse ke ardhë në pushtet më flamurin e fuqizimit të rendit dhe të Ligjit.
Kryeministri si zakonisht nuk ishte aty për të dhënë përgjigje, ndërsa “avokatët” që provonin ta mbronin, përveç fyerjve, s’kishin asnjë argument kundër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here